Flash

Hetimi nga SPAK, sekuestrohen pronat e deputetit të PD-së

Lapsi.al 3 May 2022
Hetimi nga SPAK, sekuestrohen pronat e deputetit të PD-së

Gjykata e Posaçme konfiskoi pasuritë e deputetit demokrat Kasem Mahmutaj si të pajustifikuara, mbas një hetimi pasuror të SPAK mbi pasuritë e të vëllait Gazmend Mahmutaj, një i dënuar gjatë vitit 1993 për akuzën shfrytëzimit të prostitucioni në Itali.

Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda numërohen 22 pasuri të konfiskuara ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit. Burimet i treguan Top Channel se nga deputeti Kasem Mahmutaj me urdhër të gjykatës kaluan në favor të shtetit dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet.

Ndonëse i deklaruan si të ardhura nga emigracioni gjykata vlerësoi se pasuritë e Behar, Kasem dhe Gazmend Mahmutaj nuk justifikohen dhe se ka dyshime që burojnë nga krimi sa kohë ky i fundit rezulton i dënuar. Vëllai i deputetit Gazmend Mahmutaj me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton të jetë shpallur fajtor nga Gjykata e Veronës në nëntor 1993.

Ky vendim për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit është konvertuar në Shqipëri me tete vjet burg ne të njëjtin vit. Ndërkohë që ne 2020 pasuritë e të dënuarit dhe familjareve të tij u vendosen nën kontrollet e OFL e më pas të kërkimeve të SPAK që shkoi në gjykatë me kerkesë bllokimi. Deputetit dhe dy vëllezërve të tij ju është lënë pa konfiskuar vetëm nga një banesë që u toleruan nga Gjykata për motive sociale dhe strehimi.

Pas hetimeve proaktive PSAK ka marrë vendime konfiskimi për pasuri me vlerë 71 milionë euro, më të rëndësishmet toyota yaris 3.4 milione euro apo tokat në vendin e quajtur Rana e Hedhur. Të tjera janë nën procedim pasuror./ TCH

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI