Flash

Banorët e Rinasit në protestë/ Kreu i ARRSH-së: Pas sezonit gjendet zgjidhja

Lapsi.al 3 May 2022
Banorët e Rinasit në protestë/ Kreu i ARRSH-së: Pas sezonit

Pas protestave të njëpasnjëshme të banorëve të Rinasit lidhur me vendimin për ta bërë rrugën me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq., ka ardhur reagimi i kreu të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. Berberi në një deklaratë për mediat tha se me këtë lëvizje, ata kanë bërë zgjedhjen e duhur. Nga ana tjetër, kryetari i ARRSH-së tha se mbas sezonit turistik do të ketë një zgjidhje përfundimtare. Sa për banorët, Berberi tha se ata mund të përdorin rrugicat alternative në zonë, që komuniteti i njeh mirë.

‘Kemi bërë një zgjidhje të mirë të lëvizjes së trafikut. Pengesat më të mëdha janë për ata që humbin avionin duke lejuar përdorim një sens. Ka rrugica që mund të përdoren nga komuniteti aty për të lëvizur. Ka fluks trafiku per shkak te turisteve te shumte, do shtohet me 30% fluksi. Mbas sezonit do ketë zgjidhje definitive. Nuk do zgjerohet rruga, por po punojmë për të pasur një rruge alternative që presim ta përfundojmë deri në përfundim të sezonit. Tenderi për rrugën alternative do hapet këtë muaj ’- tha Berberi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI