Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Prokurori belg: Mafia shqiptare po korrupton zyrtarët tanë

Lapsi.al 3 May 2022
Prokurori belg: Mafia shqiptare po korrupton zyrtarët tanë

Dy nga qytetet e Belgjikës, Antwerpi dhe Brukseli cilësohen si dy nga vendet ku vepron mafia shqiptare e trafikut të lëndëve narkotike, kryesisht e kokainës që vjen nga Amerika e Jugut dhe tregtohet në vendet e Evropës Perëndimore.

“Organizatat kriminale shqiptare kanë qenë prej kohësh aty: në Bruksel, dhe në pjesën tjetër të Evropës. Por teknologjia dhe tregtia përmes saj kanë evoluar dhe shkalla e krimit është rritur. Sistemi qeveritar belg nuk po zhvillohet bashkë me krimin. Ka korrupsion të konsiderueshëm, së fundmi” – shprehet një nga prokurorët më të njohur belgë Michel Claise.

Mafia shqiptare ka depërtuar deri në strukturat shtetërore të Brukselit dhe Antnwerpit duke korruptuar policë, gjyqtarë apo edhe politikanë.

“Kemi arrestuar një zyrtar nga Komisioni Francez i Komunitetit (Cocof), si dhe 7 zyrtarë të një komune. Kjo po ndodh gjatë gjithë kohës. Po shkojmë gjithnjë e më shumë drejt një shoqërie të kriminalizuar. Duket se sot është më fitimprurëse të jesh kriminel sesa qytetar i drejtë” – thotë Claise dhe qesh.

Ky qytet u rikthye në vëmendjen e opinionit publik pas vrasjes së shqiptarit Bledar Muça i qëlluar me 12 plumba. Sipas tij, mafia shqiptare ka qenë prezente prej kohësh në Belgjikë dhe shpjegon se si korruptohen zyrtarët belgë. Claise thekson se mafia shqiptare po blen biznese në Belgjikë dhe po pastron paratë ndërsa shteti humbet 30 milionë euro në vit.

“Në Itali, ne pamë që mafia bleu të gjitha llojet e kompanive që kishin falimentuar pas krizës së koronavirusit. Të gjithë mendojnë se mafia siciliane Cosa nostra nuk ekziston më. Fakti që ata nuk kanë vrarë më gjyqtarë nuk do të thotë se ata janë zhdukur. Ata janë bërë vetë gjyqtarë! Kanë shkuar vetë në polici!

Shtypi dha alarmin kur blenë lloj-lloj gjërash. Edhe këtu është saktësisht e njëjta gjë. Në Namur shihni shqiptarë që blejnë biznese. Në Borinage janë italianët. Unë e di rreth 30 raste që përfshijnë pastrimin e parave në Bruksel. Këtu funksionon njësoj si në Itali” – thotë prokurori belg.

Claise ka shkruar edhe një libër mbi mafien shqiptare dhe lidhjet e saj me mafiet e tjera në vend. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI