Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

E BUJSHME/ Një shqiptar në listën e “Forbes” të 30 të rinjve më të talentuar

Lapsi.al 3 May 2022
E BUJSHME/ Një shqiptar në listën e “Forbes” të

Një i ri shqiptar është renditur në listën e 30 të rinjve më të suksesshëm të publikuar nga revista prestigjoze “Forbes”. Ai është Dean Çelaj, krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit. Çelaj është personi që gjatë pandemisë COVID-19, nëpërmjet platformës Akademi.al ndihmoi mbi 500 mijë nxënës të aksesonin mësimin online falas. Ai aktualisht ndodhet në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë.

“Dean Celaj themeloi Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në vendin e tij, Shqipërinë. Duke funksionuar si Khan Academy, Akademi.al publikon video mësime nga mësuesit që studentët mund t'i shikojnë falas. Kur goditi Covid-19, Akademi.al nënshkroi kontrata me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t'u bërë platforma e tyre zyrtare e mësimit në distancë. Tani ka mbi 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në shqip” – shkruan revista për shqiptarin.

Lista Forbes “30 under 30” është lista e 30 njerëzve më me shumë influencë nën moshën 30-vjecare. Ketë vit janë zgjedhur 30 të rinj nga industri të ndryshme si biznesi, sporti, kultura, dhe impakti social. Ne listë ka emra të njohur si Kylian Mbappe, Jack Harlow dhe biznesmenë të famshëm. Në këtë listë kanë qenë më herët edhe: Mark Zuckerberg, Rihanna, Lebron James, Kylie Jenner, Daniel Ek (CEO i Spotify) dhe 2 nga miliardët më të rinj të kriptomonedhave Vitalik Buterin dhe Sam Bankman-Fried. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI