Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

FOTO/ Blen një magazinë 500 $ dhe gjen 7.5 milionë $ të fshehur në të

Lapsi.al 3 May 2022
FOTO/ Blen një magazinë 500 $ dhe gjen 7.5 milionë $ të

Një person gjeti gati 7.5 milionë dollarë cash në një magazinë qe e bleu në ankand në për vetëm 500 dollarë. Historinë e ka zbuluar organizatori i ankandeve Dan Dotson i cili tha se gjithçka ndodhi në vitin 2018. Video të shpërndarë në rrjetet sociale ai tha se një aktivitet bamirësie në Kaliforni, iu afrua një grua që i tregoi për pasurinë.

“Ishte një grua e moshuar aziatike. U ul në tryezë dhe sikur donte të më tregonte diçka. Në tha se burri i saj punon me një djalë që bleu një magazinë nga unë për 500 dollarë dhe gjeti një kasafortë brenda.

Personi i parë që thirri për ta hapur nuk mundi ose nuk e bëri. Ata thirrën një person të dytë dhe kur ai e hapi panë se brenda kasafortës që normalisht duhet të ishte bosh kishte 7.5 milionë dollarë."

Megjithatë, personi që gjeti thesarin nuk ishte në gjendje të mbante pasurinë pasi iu desh t'i kthente paratë te pronarët e tyre fillestarë. Ai u kontaktua nga një avokat që i ofroi një shpërblim prej 500 mijë dollarë për paratë, por kjo ofertë u refuzua.

Oferta e dytë ishte 1 milion dollarë që duket se u pranua dhe blerësi anonim duhet të kthente pjesën tjetër. Dan pyet se si dikush mund të harrojë një shumë kaq të madhe parash të fshehura në një kasafortë.

"7.5 milionë dollarë brenda një kasaforte nuk mendoj se do t'i harronit, por ndoshta ishit thjesht në një pozicion ku dikush tjetër ishte në krye të tyre, ose nuk e di” – tha ai. ©LAPSI.al

The buyer found nearly £6million hidden in a safe in the unit

The man found the fortune in a storage unit he bought at an auction

Dan and Laura were left in shock by the discovery

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI