Flash

FOTO/ Plagoset në front shefi i shtabit i ushtrisë ruse

Lapsi.al 1 May 2022
FOTO/ Plagoset në front shefi i shtabit i ushtrisë ruse

Komandanti më i lartë ushtarak i Vladimir Putinit është larguar nga zona e luftës me plagë pasi presidenti rus e dërgoi në Ukrainë për të siguruar fitoren.

Valery Gerasimov, shefi i shtabit të ushtrisë ruse, u plagos sot në Izyum në rajonin Kharviv të Ukrainës, i cili ka qenë në qendër të luftimeve intensive që nga pushtimi rus.

Putini e kishte dërguar Gerasimovin në rajon për të marrë personalisht kontrollin e sulmit në territorin e Ukrainës lindore, pasi ushtria ruse braktisi planet e saj për të marrë Kievin në fund të marsit duke u përqendruar në rajonin e Donbasit të Donetskut dhe Luhanskut.

Një burim jozyrtar rus raportoi se Gerasimov pësoi “një plagë në pjesën e sipërme të këmbës së djathtë pa thyerje kockore. Ashkla është hequr. Nuk ka rrezik për jetën”, - tha ai.

Lëndimi i Gerasimov duket të jetë paksa më i rëndë sa ai të detyrohej të largohej nga linjat e frontit dhe të kthehej në Rusi për t'iu nënshtruar trajtimit të mëtejshëm duke shënuar një tjetër humbje të turpshme për forcat e Putinit.

Plagosja e shefit të shtabit erdhi vetëm një ditë pasi gjeneralmajori rus Andrei Simonov, 55 vjeç, u vra në Kharkiv. Ai është gjenerali i nëntë i Rusisë që është vrarë që nga fillimi i pushtimit.

Edhe kanali pro-ukrainas në Telegram “Vertikal” raportoi se Gerasimov ishte “plagosur pranë Izyum”. “Burimi ynë raporton se këmbët dhe ijet e tij janë të dëmtuara”, - shkroi Vertikal. Ai raportoi se 3 nga shoqëruesit e Gerasimov ishin vrarë përpara se ai të evakuohej.

Ndërsa portali “Agentstvo” raportoi se Gerasimov u largua nga zona e luftës fillimisht me një helikopter ushtarak Mi-8 për në Belgorod në Rusinë perëndimore. Aty ai hipi në një avion Tu-154 të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili fluturoi në një destinacion të panjohur.

"Ai hipi në bord vetë, i gjallë dhe mirë" – tha një burim cituar nga Daily Mail. ©LAPSI.al

Valery Gerasimov, the chief of staff of the Russian army, was wounded in Izyum in Ukraine's Kharviv region, which has been at the centre of intense fighting since Russia's invasion

Valery Gerasimov (L), Chief of the General Staff of the Russian Armed Forces, and Russia's Defence Minister Sergei Shoigu look on during a meeting with Russia's President Vladimir Putin at the Kremlin

Russia is believed to have sustained heavy casualties in the eastern Donbas region and around cities Kharkiv and Izyum, as Ukraine's armed forces continue their bitter defence of the Donetsk and Luhansk territories which have been partially occupied by Moscow-backed separatists since 2014 (Ukrainian soldiers stand on an armoured personnel carrier (APC), not far from the front-line with Russian troops, in Izyum district, Kharkiv region on April 18, 2022, during the Russian invasion of Ukraine)

Russia's military leaders are pouring troops and equipment into the east of Ukraine in an attempt to force a bloody victory after they abandoned plans to blitz through Ukraine's north and seize Kyiv earlier in the war (Ukrainian soldiers ride in a military vehicle to the front line during a fight, amid Russia's invasion in Ukraine, near Izyum, Donetsk region, Ukraine, April 23, 2022)

Military chaplain blesses Ukrainian soldiers not far from their positions at a village not far from Izyum city of Kharkiv area, Ukraine, 24 April 2022, amid the Russian invasion

The Russian army's chief of staff was flown out of Belgorod just as new videos emerged showing a military site in the region on fire - one of many Russian sites which have mysteriously erupted into flames in recent days

Kyiv has not acknowledged carrying out any of the attacks - which have also hit railway bridges, fuel depots and ammo dumps - but is widely thought to be orchestrating them (April 26, 2022 video from Belgorod, Russia, shows explosions and a fire at an ammunition depot in the village of Staraya Nelidovka)

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI