Flash

OKB: Vijon evakuimi i civilëve nga fabrika Azovstal

Lapsi.al 1 May 2022
OKB: Vijon evakuimi i civilëve nga fabrika Azovstal

Kombet e Bashkuara thanë se po kryejnë një “operacion të sigurt evakuimi” të civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal, në Ukrainë. Kështu deklaroi të dielën zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinim dhe Çështje Humanitare, Saviano Abreu. Operacioni ka nisur më 29 prill dhe po realizohet në koordinim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Rusinë, Ukrainën tha Abreu për Reuters. Ai tha se ekipet kanë arritur në fabrikën Azovstal mëngjesin e të shtunës, por nuk dha më shumë detaje, duke thënë se këto mund të rrezikojnë sigurinë e të evakuuarve.

Po ashtu Kryqi i Kuq po ashtu nuk ka pranuar të japë detaje, por vetëm ka konfirmuar se operacioni për evakuimin e civilëve nga Mariupoli është duke u zhvilluar. “Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmon se po zhvillohet operacioni i evakuimit, në koordinim me OKB-në dhe palët e tjera të përfshira në konflikt”, tha një zëdhënës i kësaj organizate.

Kombet e Bashkuara besojnë se afër 1,000 civilë gjenden në fabrikën e çelikut Azovstal, që është pjesa e vetme e Mariupolit që nuk është nën pushtimin rus. Kjo organizatë beson se afër 100,000 civilë gjenden brenda qytetit të Mariupolit, qytet që ka qenë skenë e luftimeve intensive që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Luftëtarët ukrainas që gjenden në fabrikën e Azovstalit kanë publikuar video më 30 prill, përmes së cilave kanë thënë se po iu mbarojnë furnizimet me ushqim, ujë dhe furnizime të tjera, duke bërë thirrje për ndihmë. /REL

Të këshilluara

Atentati në Shkodër, zbulohen detaje

Autori që plagosi ndaj Dedë Planajt mbrëmjen e kaluar në Shkodër ka vepruar i vetëm dhe ka kryer atentatin nga një motorr në lëvizje. Në momentin që i është ...

15:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI