Flash

Gazetarë dhe sportistë/ Kush mbeti jashtë Këshillit Kombëtar të Berishës

Lapsi.al 1 May 2022
Gazetarë dhe sportistë/ Kush mbeti jashtë Këshillit

Shpallja e listës së fituesve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka lënë jashtë një sërë emrash që ishin pjesë e këtij forumi në korrikut të vitit të kaluar kur Kuvendi u organizua nga Lulzim Basha.

Jashtë listës kanë mbetur analistët dhe gazearët Agim Baçi apo dhe Fitim Zekthi si dhe moderatorja Ori Nebiaj e cila më 25 prill kandidoi edhe për një mandat deputeti. Jashtë listës kanë mbetur edhe ish-futbollistët Gentian Muça dhe Andi Lila të cilët nuk janë rizgjedhur në procesin e së dielës së 30 prillit.

Po ashtu nuk është zgjedhur as këshilltari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike Marash Logu, por edhe personazhe të njohur si: Bardh Spahia, Roland Bejko, Salvador Kaçaj, Selami Xhepa. Silvi Bardhi, Patrik Sadikaj, Vehap Kola.

Në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha shihet rikthimi i emrave si: Rudina Hajdari, Arben Imami, Myslim Murrizi e Aldo Bumçi. Anëtar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur edhe Fatbardh Kadilli, i njohur si kritik ndaj Sali Berishës e Lulzim Bashës po ashtu. Ndër emrat janë edhe Osman Mula, Bujar Kapexhiu, mjeku Ilir Alimehmeti, studiuesi Apollon Baçe. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Atentati në Shkodër, zbulohen detaje

Autori që plagosi ndaj Dedë Planajt mbrëmjen e kaluar në Shkodër ka vepruar i vetëm dhe ka kryer atentatin nga një motorr në lëvizje. Në momentin që i është ...

15:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI