Flash

Dita e Punëtorëve, protesta edhe në Kosovë

Lapsi.al 1 May 2022
Dita e Punëtorëve, protesta edhe në Kosovë

“Qeveri zbato ligjet për punëtorët e sektorit privat të cilat vetë i ke miratuar, Qeveri vlerëso punën dhe mundin, Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive, krijo fondin social, themelo gjykatën e punës, Qeveri fillo sa më parë aplikimin e sigurimeve shëndetësore” – këto ishin kërkesat e sindikalistëve të punëtorëve në sektorin privat, të cilët protestuan në Prishtinë më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në këtë ditë u organizua edhe një protestë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, u shpreh i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, pasi sipas tij, nuk po bën asgjë për të përmirësuar kushtet e punës për punëtorët e këtij sektori.

“Ne nuk kërkojmë lëmoshë nga ju, kërkojmë që djersa jonë të paguhet”, tha ai gjatë protestës në Prishtinë.

“Është koha e fundit, kthejuni të drejtës, respektoni atë që iu bëri ju me kapital, respektoni atë që e mbajti shtetin dhe po e mban. Këta punëtorë edhe para lufte e mbajtën shteti, këta po e mbajnë edhe sot. Jemi 270,000 të cilët për çdo ditë po kontribuojmë për ju dhe ju nuk po kontribuoni asgjë nga ne”, shtoi ai.

Duke folur për propozimin e Qeverisë së Kosovës që paga minimale të jetë 250 euro, Azemi tha se shumën e kësaj page nuk duhet ta përcaktojë ekzekutivi.

“Vlerësojeni punën dhe mundin tonë. Mos bëni hajgare me pagë 250 euro sepse kjo ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Çmimin e pagës sime nuk e cakton kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, atë e cakton tregu i punës”, tha ai.

Sindikalistët e sektorit privat thanë se nëse ekzekutivi nuk ndërmerr hapa, atëherë nga Kosova do të ikë fuqia punëtore. Sipas Azemit, çdo ditë, mbi 2,000 persona aplikojnë në ambasadat e huaja në Kosovë, me qëllim që të gjejnë një punë më të mirë jashtë vendit.

Ai tha se tani ka ardhur një moment “kur tani po paguani punëtorë rezervë sepse çdo ditë po mbeteni pa punëtorë”.

Ndërkaq, organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po ashtu organizoi një protestë në Prishtinë. Dhjetëra qytetarë marshuan në rrugët e Prishtinës duke brohoritur “Liri, barazi, solidaritet”, ndërkaq në disa pano kishte mesazhe të ndryshme si “Për shoqëri të lirë dhe të barabartë”, “Gratë s’pushojnë as të dielën” dhe “Puna e papaguar e grave mban shtetin”.

Sektori privat në Kosovë llogaritet si punëdhënësi më i madh: me më shumë se 220 mijë punëtorë.

Sipas të dhënave zyrtare, papunësia në Kosovë është rreth 26 për qind./REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI