Flash

Dita e Punëtorëve/ Qytetarët protestojnë para kryeministrisë

Lapsi.al 1 May 2022
Dita e Punëtorëve/ Qytetarët protestojnë para

Dhjetëra studentë dhe punëtorë kanë kanë dalë në protestë këtë të diel, në Ditën e Punëtorëve, duke kërkuar kushte dhe paga më të mira pune.

Ata kanë nisur marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë. Pjesë e thirrjeve të tyre janë dhe kërkesat për uljen e çmimeve për produktet e shportës.

Pjesë e marshimit është dhe Grupimi i Lëvizjes Mërgimtare, që ndër të tjera kërkon që emigrantëve t’u njihet e drejta e votës.

Një tjetër grup protestuesish janë mbledhur tashmë përballë godinës së kryeministrisë. Megjithatë, kërkesa për më shumë të drejta në vendet e punës, vlen njësoj për të gjithë.

1 Maji është një festë e themeluar në kujtim të martirizimit në sheshin “Haymarket” dhe për të përkujtuar dhe festuar Ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.

Historia e dhunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1880, tregoi se punëdhënësit do të përdornin arsenalin e tyre, që nga gjykatat, deri të policia. Ndërkohë që vrasjet në një nga sheshet kryesore të Çikagos, treguan se sa shumë ishte përkeqësuar situata. Por, përpjekjet e punëtorëve për ditën 8-orëshe të punës në vitin 1880 treguan vendosmërinë e tyre.

Lëvizja nisi më 1884, kur Federata e Tregut të Organizuar dhe Bashkimi i Punëtorëve (paraardhëse e Federatës Amerikane të Punëtorëve) hartoi rezolutën se “duke nisur nga 1 maji 1886 orari i punës për të gjithë punëtorët duhej të ishte 8-orësh”.

Më 1 maj të vitit 1886 mbi 200 000 punëtorë, të mbledhur në sheshin qendror të Çikagos, do të nisnin grevat për të kërkuar të drejtat e tyre. Ndërkohë që gazetat do t’i vlerësonin ato si “absurde”. Vdekja e 7 policëve gjatë protestave, të nisura prej shumë ditësh, ishte shkaku i reagimit të Policisë së Çikagos ndaj lëvizjes së punëtorëve. Si pasojë e një bombe të hedhur nga forcat policore u vranë 8 udhëheqësit kryesorë të federatës së punëtorëve, duke e kthyer kështu majin në muajin e përkujtimit të përpjekjeve të punëtorëve për të fituar të drejtat e tyre, shkruan Top Channel.

Tre vjet më vonë nga ngjarja e Çikagos, më 1889, Internacionalja e Dytë Socialiste, që u zhvillua në Paris (Francë), vendosi kremtimin e 1 Majit si ditën e bashkimit, luftës dhe solidaritetit të të gjithë punëtorëve të botës. Sot, pothuajse pas 122 vjetësh, 1 Maji festohet në mbarë botën si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI