Flash

Paralajmërimi i Bill Gates: Më e keqja e pandemisë nuk ka ardhur ende

Lapsi.al 1 May 2022
Paralajmërimi i Bill Gates: Më e keqja e pandemisë nuk ka ardhur

Në një kohë që bota është rihapur pas 2 vitesh bashkëjetesë me virusin, miliarderi Bill Gates thotë se ende nuk kemi parë më të keqen e pandemisë së Covid-19. Manjati i teknologjisë dhe filantropisti tha se nuk donte të tingëllonte pesimist, por paralajmëroi se ekzistonte rreziku që mund të krijohej një variant akoma më fatal. Ai tha se rreziku që kjo të ndodhë është mbi 5%.

Nuk është hera e parë që Gates bën parashikime të tilla. Në dhjetor 2021, ai paralajmëroi miliona ndjekësit e tij në Twitter që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë, pasi kishte paralajmëruar më parë në 2015 se bota nuk ishte gati për pandeminë e ardhshme.

Covid-19 u ka marrë jetën rreth 6.2 milionë njerëzve në mbarë botën që nga marsi 2020, por numri i rasteve dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit. Paralajmërimi i Gates vjen pasi Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH paralajmëroi këtë javë se njerëzit nuk duhet ta neglizhojnë virusin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Atentati në Shkodër, zbulohen detaje

Autori që plagosi ndaj Dedë Planajt mbrëmjen e kaluar në Shkodër ka vepruar i vetëm dhe ka kryer atentatin nga një motorr në lëvizje. Në momentin që i është ...

15:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI