Flash

"The Guardian": Porto Palermo mes 40 plazheve më të bukur në Europë

Lapsi.al 1 May 2022
"The Guardian": Porto Palermo mes 40 plazheve më të bukur

Prestigjiozja britanike ‘The Guardian’, në një artikull të fundit ka vendosur t’iu sugjerojë lexuesve të saj vende të bukura për të pushuar tani gjatë verës. Mes 40 plazheve më të bukura në Evropë nuk kishte si të mungonte një plazh në Shqipëri dhe ai është Porto Palermo në Vlorë.

Në artikull thuhet se Qeparo është një fshat magjik plot me ngjyra mahnitëse dhe plazhe të fshehura. Ndërsa për plazhin në Porto Palermo shkruhet se është i bukur dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë.

“Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth.

Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor të afërt, në krye me një kështjellë 200-vjeçare”, - thuhet ndër të tjera në artikullin e ‘The Guardian’.

Të këshilluara

Atentati në Shkodër, zbulohen detaje

Autori që plagosi ndaj Dedë Planajt mbrëmjen e kaluar në Shkodër ka vepruar i vetëm dhe ka kryer atentatin nga një motorr në lëvizje. Në momentin që i është ...

15:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI