Flash

Berisha voton në Kuvend: Këtu përfundon kryetarokracia

Lapsi.al 30 April 2022
Berisha voton në Kuvend: Këtu përfundon kryetarokracia

Ka përfunduar mbajtja e deklaratave të folësve në Kuvendin e Komisionit të përkohshëm të Rithemelit në Palltin e Kongreseve, teksa votimi do të zgjasë edhe gjysëm ore. Pasi votoi, ish-kryeministri Sali Berisha foli për mediat duke u shprehur se ky ishte Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë. Po ashtu, Berisha shtoi se tashmë PD do të rikthehet si forcë fitimtare.

“Në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar, në përbërje të të cilit gjenden nga themeluesit tek anëtarët më të rinj të saj. Militantë dhe veprimtarë të pamposhtur të PD por edhe intelektualë të shquar, të bashkuar me PD, për të rikthyer partinë në forcë fitimtare. Ky proces shënon edhe përfundimin me sukses të plotë të Kuvendit të Partisë Demokratike. Ky Kuvend mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë. Vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese në PD, e tëra e zgjedhur me ‘një anëtar, një votë’, që të gjithë të propozuar nga anëtarësia ose të vetëdeklaruar.

Çdo votë do të tregohet para kamerave tuaja. Ndiqeni se ju garantoj se e gjithë kjo rrokullisje e madhe e demokracisë në Shqipëri e ka origjinën te përjashtimi i votës së lirë. Model që e përshtati dhe ish kryetari i Partisë Demokratike. Çdo fletë votimi do të dalë para jush. Të gjithë kandidatët të ndjekin votë për votë rezultatin e tyre. Përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve. Nesër në pushtet është garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI