Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth orës 19.45 në fshatin petovë të Fierit. Mësohet se një 30-vjecar me inicialet M.C është konfliktuar me një 64-vjeçar për shkak se ky i fundit ka parkuar automjetin para shtëpisë së të riut.
Konflikti ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës tip “Ford” të 64-vjeçarit e cila ishte e parkuar dhe nuk kishte njerëz brenda saj. Policia e Fierit dhe 2 grupe të FNSH-ja janë vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes. ©LAPSI.al