Flash

Atentati në Vlorë/ Djali i kryeplakut dhe një polic nxorën armët për një vajzë (VIDEO)

Lapsi.al 29 April 2022
Atentati në Vlorë/ Djali i kryeplakut dhe një polic nxorën

Një sherr i nisur pak ditë më parë për një vajzë dyshohet se është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve pasditen e kësaj të premteje në Vlorë.

Burime të lapsi.al thanë se në konflikt janë përfshirë djali i kryeplakut të fshatit Kaninë, Juxhino Aliraj (Todi), 24 vjeç dhe një efektivi policie të Delta Force, Lisian Myrtaj.

Burime nga policia e Vlorës thanë se Aliraj ka qenë duke dalë nga banesa e tij së bashku me të dashurën kur ndaj makinës së tij është hapur zjarr dhe njëri prej plumbave ka prekur xhamin e parmë. Makina rezulton në emër të babait të tij.

Policia ka sekuestruar gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Efektivi i policisë Lisian Myrtaj është shoqëruar në komisariat dhe tashmë ndaj tij po kryen veprimet nga SHÇBA nën drejtimin e prokurorisë së Vlorës. Ai mësohet të ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, por rrethanat janë ende duke u sqaruar.

Juxhino Todi, është larguar dhe nuk është gjetur ende nga policia. Forcat e rendit janë duke ushtruar kontrolle për ndalimin e tij. ©LAPSI.al

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/04/WhatsApp-Video-2022-04-29-at-8.16.26-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

Atentati në Vlorë, reagon policia

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për atentatin e ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. "Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dys...

19:53

Vlorë/ Të shtëna me armë në Lungomare

Të shtëna me armë raportohen këtë pasdite në Vlorë. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në zonën e Lungomares, në lagjen "10 korriku". Të shtënat kanë plas...

19:04

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI