Flash

Zyrtarja e lartë e DASH pas vizitës në Tiranë: Pozicioni ynë i qartë ndaj personave non-grata!

Lapsi.al 29 April 2022
Zyrtarja e lartë e DASH pas vizitës në Tiranë: Pozicioni

Pasi ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ajo nënvizoi për "Zërin e Amerikës" qëndrimin e njohur se zyrtarët amerikanë nuk mund të takohen me persona të shpallur, siç është rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zëri i Amerikës: Zonja Donfried, vitin e kaluar Sekretari amerikan i Shtetit përcaktoi ish kryeministrin Sali Berisha, për korrupsion madhor. Por përcaktimi i tij dhe këmbëngulja e SHBA-ve për ta lënë zotin Berisha jashtë grupit parlamentar, e forcoi pozitën e tij në parti dhe sot duket se ai, thuajse “de facto” ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, duke synuar rizgjedhjen si kryetar i saj. A ju shqetëson ju kjo situatë? Dhe deri ku do të shkonin marrëdhëniet e SHBA-së me një opozitë të drejtuar nga zoti Berisha? Çfarë ndikimi mund të ketë kjo për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?

Nd/Sekretarja Donfried: Sekretari Blinken e shpalli Z. Berisha për shkak të akteve të korrupsionit ku ishte përfshirë dhe unë, si zyrtare e qeverisë së SHBA, nuk mund të takohem me persona të shpallur. Besoj që pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Në fakt u takova sot me drejtues të opozitës dhe do të ndaj me ju faktin që më bëri përshtypje se sa shumë biseda jonë u përqendrua jo tek e kaluara por tek e ardhmja dhe se çfarë PD kërkon të arrijë dhe pret për sa i përket çuarjes përpara të objektivave të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Përveç Berishës, Uashingtoni sanksionoi së fundmi edhe një ish-deputet, Aqif Rakipin, me lidhje të qarta me partinë e shumicës në pushtet. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga autoritetet shqiptare?

Nd/Sekretarja Donfried: Mendoj se kam qenë e qartë në lidhje me rolin që luajnë shpalljet. Në lidhje me çfarë ndodh në Shqipëri pas tyre, do të thoja se unë besoj që qytetarët shqiptarë, si njerëzit në të gjithë botën, duan të mbështesin kandidatë të pastër.

Donfried pati sot takime me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të qeverisë, si dhe me deputetë të opozitës. Thellimi i partneritetit mes dy vendeve ishte në qendër të vizitës.

Para largimit nga Tirana, zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, foli me Zërin e Amerikës mbi marrëdhëniet me Shqipërinë dhe pritshmëritë lidhur me reformat dhe luftën ndaj korrupsionit. Ndihmës Sekretarja jep detaje dhe mbi takimin që pati sot me deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilët i konsideron si drejtues të opozitës duke shpjeguar se biseda ishte përqendruar jo te e kaluara, por tek e ardhmja. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është ndjerë në orën 17:01 në jug të prefekturës së Heraklionit në Kretë. Sipas Institutit Gjeodinamik...

16:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI