Flash

"Do kesh fatin e Putinit"/ Berisha-Vuçiçit: Kërcënimet mbaji për vete

Lapsi.al 30 April 2022
"Do kesh fatin e Putinit"/ Berisha-Vuçiçit:

Nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ish kryeministri Berisha ka lëshuar disa mesazhe për “Ballkanin e Hapur” dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Berisha tha se PD s’do ta pranë kurrë "Ballkanin e Hapur", të cilin e cilësoi një aleancë trilaterale antishqiptare. Ish-kreu i qeverisë theksoi se kjo iniciativë është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe dhe një aleancë e cila i shërben influencës ruse në rajon.

Berisha më tej shtoi se në çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës, Vuçiç do të përballet me reagimin e kombit shqiptar.

“A e dini ju miqtë e mi se në tryezat diplomatike të nivelit më të lartë, kryeministra, kryetarë shtetesh hapin sytë kur e dëgjojnë Edi Ramën të flasë për Aleksandar Vuçiçin me aq pasion, njeriun që nuk njeh gjenocidin e sanksionuar nga dy vendime gjykatash në Bosnjë. Njeriun që nuk njeh gjenocidin në Kosovë, njeriun që punon haptas për Serbinë e Madhe. Ne jemi dhe do jemi për bashkëpunim rajonal. Ne jemi dhe do bëjmë gjithçka për paqen dhe stabilitetin në rajon, por ne kurrë nuk mund ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës. Ne s’do pranojmë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë trilaterale antishqiptare. Një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe. Një Aleancë e cila është në shërbim të influencës ruse në rajon. Koha po provon se miku u ngushtë i Ramës, Aleksandar Vuçic, në fakt padroni i tij absolut, ka rikthyer Serbinë me politikën e tij ashtu siç ka qenë 100 vite më parë, një Rusi e vogël në rajon. Megjithatë ne jemi këtu prapë në këmbë, për t’i thënë këtij serbomadhi se çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do të përballet me reagimin e kombit shqiptar si komb i vetëm. Ka ikur koha kur ne na impresionin. Asgjë nuk na impresionon ne. Doni paqe, bashkëpunim jemi të hapur. Kërcënimet mbaji për vete se atë fat që do pësojë Putini në Ukrainë do ta kesh dhe ti në çdo aventurë tënden në Kosovë dhe kudo tjetër”, tha Berisha.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI