Flash

Operacioni anti-drogë në Korçë, shkon në 25 numri i të ndaluarve

Lapsi.al 30 April 2022
Operacioni anti-drogë në Korçë, shkon në 25 numri i

Operacioni antidrogë "Knock down" vijon prej 10 ditësh nga policia e Korçës. Nga blutë mësohet se është vënë në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni. Me këtë arrest shkon në 25 numri i të ndaluarve, 6 të shpallurve në kërkim dhe 70 të tjerë nën hetim penal.

“Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë "Knock down", të finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e  Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Romeo Belul, 22 vjeç, banues në Korçë. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 19.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.” – bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI