Flash

FOTO/ Rrëfimi i burrit me 9 gra: Kisha një kalendar për shtratin

Lapsi.al 26 April 2022
FOTO/ Rrëfimi i burrit me 9 gra: Kisha një kalendar për shtratin

Një burrë me 9 gra krijoi një "kalendar seksi" për t’u siguruar që ai të mos harrojë asnjë nga partneret e tij në dhomën e gjumit. Por, pavarësisht nga synimi i tij i mirë, duket se orari nuk ka shkuar plotësisht sipas planit. Arthur O Urso nga Brazili tha se seksi sipas kalendarit ishte i mërzitshëm.

“Jeta jonë seksuale është vërtet argëtuese dhe e këndshme dhe fillimisht u përpoqa të bëja seks sipas programit. Por ndjekja e një orari më shkaktonte shumë probleme dhe ndonjëherë më dukej sikur duhej të bëja seks për shkak të orarit, dhe jo për kënaqësi. Në disa raste kam bërë seks me një grua ndërsa mendoja për një tjetër” – tha ai.

Arthur u bë i famshëm vitin e kaluar pasi u martua me 9 gratë e tij në një ceremoni të përbashkët. Ai synonte të "festonte dashurinë e lirë" dhe të "protestonte kundër monogamisë", por dasma u njoh nga autoritetet pasi poligamia është e paligjshme në Brazil.

Si çdo martesë edhe kjo ka pasur ulje-ngritje. Një prej grave tashmë ka vendosur të divorcohet nga grupi.

"Ajo donte të më kishte të gjithin për vete. Nuk kishte kuptim. Duhet ta ndajmë. Unë isha shumë i trishtuar për ndarjen dhe akoma më i befasuar nga justifikimi i saj. Ajo tha se i mungonte një lidhje monogame” – tha ai.

“Është shumë argëtuese, e këndshme dhe unike të përjetosh gjithçka kolektivisht, dhe të gjithë janë shumë të ndryshëm në shtrat. Njëra prej tyre, nuk do ta përmend emrin për të ruajtur privatësinë e saj, i pëlqen të jetë dominuese dhe më pëlqen një grua që më thotë çfarë do”.

Arthur këmbëngul se gratë e tij nuk e shqetësojnë se sa shpesh të tjerat bëjnë dashuri me të. Ai thotë se xhelozia shfaqet vetëm kur bëhet fjalë për dhënien e dhuratave.

“Kur i kam bërë njërës dhuratë të shtrenjtë dhe një tjetre më të vogël apo më të lirë, mes tyre ka pasur xhelozi. Ato të gjitha kërkojnë që vëmendja, dashuria dhe seksi të jenë pjesë e përditshmërisë sonë dhe unë nuk mund të bëj më shumë për njërën se tjetrën. Unë jam ende duke mësuar për marrëdhënien tonë" – tha ai. ©LAPSI.al

Arthur O Urso

Arthur O Urso and his original wife Luana Kazaki

Arthur O Urso

A man with nine wives admits he's found his 'sex rota' tough and felt the  sex was 'scheduled' - jobogor

Man marries 9 women at once to 'celebrate free love' and 'protest against  monogamy' - Busy Tape

Brazilian Model 9 Wives Name, Arthur O Ursu Biography, Age, First Wife,  Profession, Photos, Instagram, Net Worth - The SportsGrail

THE PRESIDENT on Twitter: "A Brazilian man named Arthur O Urso has  expressed his surprise after one of his nine wives filed for divorce,  adding that he was "very sad." Sarah Kabu #

She Misses Monogamy": Brazilian Model Faces Divorce From 1 Of His 9 WivesYouth with nine wives wants to marry more two

Të këshilluara

Merr flakë lokali në Borsh, dyshimet e para

Ambientet e një lokali në fshatin Borsh, në qarkun Vlorë janë përfshirë nga flakët këtë të martë pasdite. Në biznesin në pronësi të shtetasit me iniciale M.V. r...

18:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI