Flash

Shqipëria në mesin e vendeve përfituese nga ndihmat ushtarake amerikane

Lapsi.al 26 April 2022
Shqipëria në mesin e vendeve përfituese nga ndihmat ushtarake

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria dhe disa vende tjera të rajonit të Ballkanit do të jenë përfituese të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe vende të tjera aleate dhe partnere.

Të hënën, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, njoftuan se nga 713 milionë dollarë ndihma ushtarake, rreth 322 milionë janë caktuar për vetë Ukrainën, ndërsa 400 milionë dollarë financime të reja ushtarake të huaja janë caktuar për 15 vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan.

Zëdhënësi i tha Zërit të Amerikës se me këtë shumë do të ndihmohen aleatët e NATO-s të përmbushin rezervat e tyre të prekura nga dhurimet për Ukrainën.

Mbështetja prej më shumë se 322 milionë dollarësh për Ukrainën dhe do të rrisë më tej aftësinë e saj për të mbrojtur veten në luftën e vazhdueshme me Rusinë. Ky investim do të ofrojë mbështetje për një gamë të gjerë mundësish për Ukrainën, duke përfshirë sistemet e armëve standarde të prodhuara jashtë aleancës së NATO-s, të ndihmojë Forcat e Armatosura të Ukrainës të kalojnë në sistemet e NATO-s me rreze të gjatë veprimi, si artileria dhe të mbështesin aftësitë e mbrojtjes ajrore.

Gjeorgjia, tha zëdhënësi, gjithashtu do të marrë 35 milionë dollarë fonde për pajisej përfshire një sistem të përparuar të të dhënave taktike të artilerisë në terren dhe mundësi për mbrojtjen kibernetike.

Pjesa e mbetur e paketës prej 713 milionë dollarësh, do të ofrojë artikuj mbrojtjeje, trajnime dhe shërbime për rajonin Evropian ku përfshihen Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Letonia, Lituania, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Sllovenia. Nga kjo shumë do të do të përfitojë edhe Republika Çeke dhe do të sigurohet mbështetje shtesë për Bosnjën e Hercegovinën nën Fondin Kundër Ndikimit Rus./ VOA

Të këshilluara

Merr flakë lokali në Borsh, dyshimet e para

Ambientet e një lokali në fshatin Borsh, në qarkun Vlorë janë përfshirë nga flakët këtë të martë pasdite. Në biznesin në pronësi të shtetasit me iniciale M.V. r...

18:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI