Flash

Droga shitej në zona të ndryshme të Tiranës, si u zbuluan 160 pako kanabis çokollatë

Lapsi.al 26 April 2022
Droga shitej në zona të ndryshme të Tiranës, si u zbuluan

Kjo është droga e përpunuar në formën e çokollatës që u sekuestrua në banesën e shtetasit Sami Qordja në rrugën “Rexhep Tarja”.

48.5 kilogramë lëndë narkotike ishte ndarë në 160 pako.

Në vijim të kontrollit është gjetur dhe një armë gjahu pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet në përdorim të këtij shtetasi dhe dy aparate celulare.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sami Qordja, 43 vjeç dhe i djalit të tij Kevin Qordja, 19 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria ka rezultuar se babë e bir, Sami dhe Kevin Qordja, ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, duke e përpunuar lëndën narkotike kanabis në formë çokollate, të cilën më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.

Ndërkohë në Tujan u sekuestruan 312 gramë lëndë të dyshuar narkotike të dyshuar heroinë, një armë gjahu, peshore elektronike dhe një aparat celular. Në pranga ra Ramazan Qordja, 31 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Ramazan Qordja merrej me shitjen e lëndës narkotike heroinë, në doza, të cilat i shiste në zonën e Tufinës, në Babrru dhe në rrugën “Myslym Keta”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi siguronte lëndë narkotike heroinë, në sasi 1-2 kg, e ndante në doza dhe më pas e shiste.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale

Të këshilluara

Merr flakë lokali në Borsh, dyshimet e para

Ambientet e një lokali në fshatin Borsh, në qarkun Vlorë janë përfshirë nga flakët këtë të martë pasdite. Në biznesin në pronësi të shtetasit me iniciale M.V. r...

18:58

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI