Flash

Shisnin drogë në Tiranë, arrestohen babë e bir

Lapsi.al 26 April 2022
Shisnin drogë në Tiranë, arrestohen babë e bir

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, nën akuzën se tregtonin lëndë narkotike në Tiranë. Në një deklaratë për mediet, drejtori i policisë Tiranë Lorenc Paganika njoftoi se është vënë në pranga Ramazan Qordja.

NJOFTIMI 

Në përmbushje të një prej prioriteteve të Policisë së Shtetit, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë mesditës së sotme, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u organizuan dhe u finalizuan me sukses dy operacione policore antidrogë, të koduara “Çokollata” dhe “Tujani”.

Në kuadër të këtyre operacioneve u sekuestruan heroinë e kanabis e përpunuar në çokollate, si dhe armë gjahu pa leje, më konkrektisht:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi disaditor me metoda speciale të hetimit, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mesditën e sotme, finalizoi operacionin policor të koduar “Çokollata”.

Në rrugën “Rexhep Tarja”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën në pronësi të shtetasit S. Q. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 160 paketime me lëndë të dyshuar narkotike, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë totale 48.5 kilogramë.

Në vijim të kontrollit është gjetur dhe një armë gjahu pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet në përdorim të këtij shtetasi dhe dy aparate celulare. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 43 vjeç dhe i djalit të tij K. Q., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Menjëherë pas operacionit të koduar “Çokollata”, bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi disaditor, është organizuar dhe finalizuar operacioni i dytë antidrogë, i koduar “Tujani”.

Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Tujanit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Q., 31 vjeç, ku gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 gramë lëndë të dyshuar narkotike të dyshuar heroinë, një armë gjahu, peshore elektronike dhe një aparat celular.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se babë e bir ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, duke e përpunuar lëndën narkotike kanabis në formë çokollate, të cilën më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.

Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R. Q. merrej me shitjen e lëndës narkotike heroinë, në doza, të cilat i shiste në zonën e Tufinës, në Babrru dhe në rrugën “Mysmlym Keta”. Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi siguronte lëndë narkotike heroinë, në sasi 1-2 kg, e ndante në doza dhe më pas e shiste.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e vendosur për të parandaluar dhe luftuar krimin dhe çdo paligjshmëri, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet, si dhe për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit. Në këtë kuadër fton qyetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Të këshilluara

Merr flakë lokali në Borsh, dyshimet e para

Ambientet e një lokali në fshatin Borsh, në qarkun Vlorë janë përfshirë nga flakët këtë të martë pasdite. Në biznesin në pronësi të shtetasit me iniciale M.V. r...

18:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI