Flash

Skandali financiar me ambasadorin e Kosovës në Slloveni, pritet të nisë verifikimi i hollësishëm nga Agjencia e Inteligjencës

Lapsi.al 26 April 2022
Skandali financiar me ambasadorin e Kosovës në Slloveni, pritet

Pas raportimeve për përfshirjen e mundshme në një skandal financiar të ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, po kërkohet një verifikim më i hollësishëm i atyre që do të jenë imazhi i shtetit në botë. Një fushatë shkarkimesh të diplomatëve ishte ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës muaj më parë. Diplomatët e shkarkuar u zëvendësuan me të rinj.

Mirëpo, njëri nga diplomatët emëruar nga Qeveria Kurti ktheu vëmendjen te një proces shumë i rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Martin Berishajn i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Pasi ky rast ndodhi, vëmendja është kthyer të verifikimi i diplomatëve.

Ambasadorët politikë si Martin Berisha rekomandohet t’i nënshtrohen lupës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Janë disa pjesë që përcaktojnë kriteret në Ligji për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.

Pos të dhënave për përgatitjen intelektuale dhe aktivitetin politik, kërkohen edhe të dhëna financiare në lidhje me borxhet apo detyrimet që ka kandidati për ambasador.

Për këtë çështje ka komentuar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri.

Ai e konsideron të domosdoshëm verifikimin e diplomatëve që përfaqësojnë shtetin.

“Ata duhet të kenë një verifikim nga propozuesi. Kush është, përgatitja profesionale, dinjiteti, cila është prapavija politike ose shoqërore për ta mbrojtur Kosovën në shtetin pritës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Nait Hasani.

Sipas profesorit Përparim Gruda, raste të tilla kanë ndikim në anëtarësimin e shtetit në organizata ndërkombëtare.

“Këto raste kanë implikime në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare sidomos atyre të sigurisë, Interpol e Europol, pasi kjo në radhë të parë është çështje e sigurisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet të jetë e shpejtë dhe ta sqarojë rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Tash janë bërë disa ditë dhe ju takon udhëheqësve dhe ambasadorit të japin sqarimet e duhura, nëse situata është e qartë dhe gjërat janë në rregull atëherë prapë ju takon që të sqarohen”, ka thënë ai.

Murtezaj shtoi, se duhet të ketë një balancë mes ruajtjes së individit dhe imazhit të shtetit, sipas tij duhet të mbizotëroj interesi madhor./Telegrafi/

Të këshilluara

Merr flakë lokali në Borsh, dyshimet e para

Ambientet e një lokali në fshatin Borsh, në qarkun Vlorë janë përfshirë nga flakët këtë të martë pasdite. Në biznesin në pronësi të shtetasit me iniciale M.V. r...

18:58

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI