Flash

FOTO/ Këta janë tanket kundërajrore "Gepard" që Gjermania do i japë Ukrainës

Lapsi.al 26 April 2022
FOTO/ Këta janë tanket kundërajrore "Gepard" që

Gjermania bën një kthesë në politikën e saj ndaj Ukrainës. Ajo vendos të dërgojë armë të rënda.

Në kuadër të takimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve të NATO-s në bazën amerikane në Ramstein, në Rheinland-Pfalz, ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha se "tani kemi vendosur që t'i përgjigjemi kësaj kërkese të Ukrainës".

"Ndihma jonë është koordinuar me partnerët e tjerë të NATO-s", - tha ministrja duke pasur parasysh dërgimin e tankeve kundërajrore. Para takimit ajo kishte thënë se qeveria federale vendosi të hënën të furnizojë Ukrainën me tanke kundërajrore. Prodhuesit të armatimeve Krauss-Maffei Wegmann (KMW) do t'i jepet drita jeshile për t'i shitur tanket kundërajrore të rinovuara teknikisht nga stoqet e mëparshme të Bundeswehr-it. Këshilli Federal i Sigurisë, i kryesuar nga kancelari Olaf Scholz, vendos zyrtarisht për miratimin e aplikimeve për eksporte nga industria e armatimeve.

Germany To Announce Gepard Anti-Aircraft Systems For Ukraine: Report

Krauss-Maffei Wegmann ka një numër dyshifror të këtyre tankeve nga mbrojtja ajrore e ushtrisë së shpërbërë të Bundeswehr-it. Sipas gazetës Sueddeutsche Zeitung bëhet fjalë për 50 tanke të tipit Gepard. Me dy mitralozat e tij 35 mm, ky tank mund të luftojë objektivat ajrore si aeroplanët, helikopterët, dronët ose raketat deri në gjashtë kilometra larg. Mund të përdoret gjithashtu në luftime kundër objektivave tokësorë.

GEPARD 1 A2 - KMW

Lambrecht njoftoi gjithashtu se Gjermania do të zgjerojë furnizimin me armë të rënda me shkëmbim me partnerët në Evropën Lindore, në mënyrë që Ukraina të mund të marrë shpejt armë të rënda që nuk kërkojnë trajnim të gjatë. "Ata po i japin Ukrainës pajisje sovjetike dhe ne po i plotësojmë ato boshllëqe. Ka akoma më shumë që mund të bëhet këtu dhe ne jemi gati ta bëjmë." Gjermania gjithashtu dëshiron të përfshihet më shumë në trajnimin e trupave ukrainase mbi sistemet e artilerisë në tokën gjermane.

Në fillim të agresionit rus kundër Ukrainës, dy muaj më parë, qeveria gjermane kishte vendosur ta furnizonte Ukrainën vetëm me armë mbrojtëse. Dorëzimi i armëve të rënda si tanke deri më tani ishte refuzuar. Por në javët e fundit ishin shtuar zërat nga koalicioni qeverisës (SPD, Të Gjelbrit dhe FDP) për të dërguar në Ukrainë edhe armë të rënda.

Në bazën më të madhe ajrore amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara, ministrat e mbrojtjes dhe shefat e shtabit nga 40 vende aleate u mblodhën të këshilloheshin përë forcimin e mëtejshëm ushtarakisht të Ukrainës dhe rindërtimin e saj edhe pas luftës së agresionit rus. Austin tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë ishin të pafalshme. Bota qëndron e bashkuar kundër qeverisë në Moskë. /DW

Gepard Mobile Air Defence System - Army Technology

Të këshilluara

Merr zjarr shtëpia në Gjirokastër

Zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen nr.18 në Gjirokastër. Mësohet se shkak i zjarrit është energjia elektrike, ndërkohë në v...

21:01

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI