Flash

Video/ Chelsea shkatërrohet në derbi, Azpilicueta i nxjerr nervat një tifozi

Lapsi.al 21 April 2022
Video/ Chelsea shkatërrohet në derbi, Azpilicueta i nxjerr nervat
Tension në Stamford Bridge pas derbit të Londrës. Chelsea humbi 2-4 nga rivalët e qytetit të Arsenal dhe, në bilbilin e trefishtë të fundit, shpërthyen polemikat. Një tifoz i Blues duartroket me sarkazëm Cesar Azpilicuetan dhe ky i fundit ka reaguar. Kapiteni i Chelsea përballet me zemërim me tifozin dhe të dy debatojnë për disa sekonda. Skuadra e Thomas Tuchel arrin të rezistojë deri në fund të pjesës së parë, më pas dominohet nga Gunners. 22-vjeçari Eddie Nketiah hapi serinë e golave në Stamford Bridge, por vendasit u përgjigjën shpejt me një goditje të devijuar të Timo Werner, që kaloi pas shpinës së Aaron Ramsdale. Emile Smith Rowe e ktheu Arsenalin përpara, por kapiteni i Chelsea arriti të shënojë 2-2 para fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, një tjetër gol i Nketiah dhe një penallti nga Bukayo Saka mbyllën historinë. Fitore e rëndësishme për Gunners, në funksion të Europës, një humbje e shëmtuar për Chelsea. E, pasi arbitri Jon Moss dekretoi përfundimin e ndeshjes, nuk munguan polemikat nga disa tifozë. Njëri prej tyre shënjestroi veçanërisht Cesar Azpilicuetan, i cili shënoi një gol, por u dhuroi edhe një penallti kundërshtarëve. Mbështetësi i Blues bëri një duartrokitje sarkastike ndaj kapitenit dhe më pas duket se është ankuar për mungesën e guximit të treguar nga skuadra e Thomas Tuchel. Fillimisht spanjolli, teksa tifozi po bënte gjeste në drejtim të tij, hapi vetëm krahët. Kapiteni u duk i bezdisur, bënte me shenjë nga tifozi por nuk u afrua, përkundrazi, gati sa nuk u largua. Por më pas ndryshoi mendje dhe drejtim për t'u përballur me tifozin. Azpilicueta e qortoi tifozin dhe të dy u grindën për disa sekonda. Në fund, tifozi ngriti duart dhe kërkoi falje. Para se mbrojtësi të largohej, ai bëri edhe gjestin me gishtin e madh lart. Për Blues kjo është humbja e dytë radhazi në shtëpi në Premier League. Në të dyja rastet, skuadra e Tuchel është dorëzuar ndaj skuadrave londineze, Brentford dhe Arsenal, dhe ka pësuar nga katër gola.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI