Flash

Berisha ia kthen me të njëjtën monedhë Ramës: Opozita do të garantojë vdekjen politike

Lapsi.al 21 April 2022
Berisha ia kthen me të njëjtën monedhë Ramës: Opozita

Kryeministri Edi Rama  nga foltorja e Kuvendit u ka bërë thirrje deputetëve të PD-së që të mos shkojnë pas Sali Berishës, të cilin e ka konsideruar si një të vdekur politikisht. Kaq ka mjaftuar që edhe ish-kryeministri t'i kthehet me të njëjtën monedhë. Berisha tha se kreun e qeverisë e ka kapur psikoza e vdekjes dhe nënvizoi se opozita jo vdekjen biologjike, por vdekjen politike do t’ja garantojë 100% Ramës.

“Mbatharaku ia mbathi. Është rasti më klasik i tanatofobizë, psikozës së vdekjes. Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur ai ka kryer krime që tejkalojnë në dëmet e tyre edhe vrasjet. Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur bashkëpunëtorët e tij ndodhen në biruca e çdo natë e thërrasin: Eja tek ne! Si Bllako e Lefteri! Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur e di se është kapur në flagrancë duke vjedhur mandatet në këtë parlament dhe votën e shqiptarëve. Ai përfytyron natën me ankthe, masa të revoltuara njerëzish dhe do i rezervojnë fatin e tij shpirtëror të 30 viteve më parë. Psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofetë që ka vjedhur.

Për të gjitha këto i them se je i pashpresë e pa shpëtim. E garantoj se opozita vdekjen politike do ia garantojë 100%. Të dalë të kërkojë ndjesë shqiptarëve pse e kanë nxjerrë përdhunisht për krahësh nga avioni vetëm pse nuk ka pranuar të zbatojë ligjin gjerman”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI