Flash

Alibeaj: Berisha vjen dhe bën zhurmë, PD nuk mund t'i shmanget negociatave për presidentin

Lapsi.al 21 April 2022
Alibeaj: Berisha vjen dhe bën zhurmë, PD nuk mund t'i

Pas mbledhjes së zhvilluar, kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj tha se lidhur me cështjen e presidentit PD ka vendosur të dalë përballë kryeministrit Edi Rama. Alibeaj deklaron se PD e ka detyrim për t’u dhënë shqiptarëve një president.

"Na duhet presidenti i shqiptarëve. Nuk mund të degradojë procesi zgjedhjes futur ne zarfe të turpshme dhe qesharake. PD mund të shmanget me bishtin ndër shalë, kjo është një mënyrë që s’duhet të funksionojë. Duhet të përballemi me Ramën, jo duke ikur, por duke ia grisur fasadën që do të bëjë me zarfe dhe shoqëri civile. Simbolizon edhe gjysmën që përfaqëson opozita. Është detyrim i opozitës ky! Duhet një proces që do respektoje figurën e presidencës.", u shpreh ai.

Po ashtu, Alibeaj u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha vetëm shkaktoi shumë zhurmë, ndërsa dha qëndrimin e tij kundër. Në lidhje me diskutimet për çështjen e Presidentit, Alibeaj tha se do të mblidhen në një moment tjetër, ku do të merret parasysh mendimi i të gjithë deputetëve dem0okratë, për të dalë më pas me një qëndrim final.

"Sot në mbledhjen e grupit u diskutua çështja e axhendës parlamentare. Çështje tjetër është e qëndrimit që duhet ët mbajë PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Propozimi im është që do të duhet të konsultohen të gjithë deputetë për qëndrimin që duhet të mbajë PD. U la në një mbledhje tjetër ku duhet të merren opinionet e të gjithë deputetëve dhe në fund të sintetizohet një qëndrim final. Në mbledhjet e grupit ka gjithnjë zhurmë sepse vjen Berisha, pa asnjë lloj roli, është i lirë të japë opinionin e tij. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është i rëndësishëm, pavarësisht kompetencave të rrudhura gjithnjë e më tepër të tij", tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI