Flash

“What the f*ck!”/ Trump nervozohet keq dhe lë në mes intervistën (VIDEO)

Lapsi.al 20 April 2022
“What the f*ck!”/ Trump nervozohet keq dhe lë në mes

Ish-Presidenti i SHBA-së Donald Trump është nervozuar keqazi në një intervistë ekskluzive botërore përballë gazetarit të njohur britanik Piers Morgan. Shkak u bë një debat i fortë mes të dyve mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ish-Presidenti shpërtheu kur Piers e kritikoi refuzimin e Trump për të pranuar humbjen dhe për trazirat vdekjeprurëse të vitit të kaluar në Kapitol. Trump bërtiti duke thënë se intervistuesi i tij ishte “i pandershëm”, “budalla” dhe i kërkoi trupës së teknikëve: “FIKNI KAMERAT!”

Trump e quajti udhëheqësin e pakicës së Senatit, Mitch McConnell një "budalla" dhe ish-zv.presidentin e tij, Mike Pence gjithashtu një "budalla dhe të dobët".

Intervista 75-minutëshe do të shfaqet në emisionin e parë të programit “Piers Uncensored” në TalkTV të hënën në orën 20:00. Trump dhe Piers kanë qenë miq për 15 vjet, por ish-presidenti u mërzit nga një sërë komentesh kritike që gazetari ka bërë për sjelljen e tij në detyrë.

Ata u përplasën para fillimit të intervistës dhe më pas edhe përpara kamerave. Piers i tha “The Sun” se Presidenti e pa me “tërbim” dhe gati po nxirrte “shkumë nga goja”. Në një moment presidenti i bërtiti: “Çfarë f**k është kjo? Ti nuk je i vërtetë. Ti je një fallco”. Piers u përgjigj: “Jo, unë jam thjesht brutalisht i sinqertë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI