Flash

VIDEO/ Kërcënohet me armë një ish-polic në Shëngjin

Lapsi.al 20 April 2022
VIDEO/ Kërcënohet me armë një ish-polic në

Një ish-efektivi i policisë së shtetit me iniciale Gj.N. është kanosur me armë zjarri nga dy persona.

Ngjarja e rëndë, raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Shëngjinit.

Të njëjtat burime raportojnë se 2 persona me inicialet E.M. dhe E.S., të dy banues në këtë qytet janë futur në lokalin ku po qëndronte ish-polici dhe pasi janë konfliktuar me të e kanë kërcënuar me armë.

Përleshja fizike zgjat për disa sekonda dhe më pas të rinjtë nxjerrin armën. Nuk ka një njoftim policie në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që mund të kenë shtyrë dy djemtë që të kanosin ish-efektivin, por dyshohet se shkak është bërë një parkim makine. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI