Flash

Legalizimi i kanabisit, qeveria në frikë se mos situata del jashtë kontrollit

Lapsi.al 20 April 2022
Legalizimi i kanabisit, qeveria në frikë se mos situata del

Prej ditës kur Edi Rama deklaroi se do të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore duke u fshehur pas procesit farsë të Këshillimit Kombëtar, qeveria i druhet tendencës së rritur për kultivim masiv të kanabisit në të gjithë vendin. Sot ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kreu i Policisë së Shtetit mblodhën drejtuesit e policisë së qarqeve Lezhë, Shkodër e Kukës. Krahas të tjerave, porisia për vartësit e tyre ishte e prerë.

“E rëndësishme është gjithashtu të mos keqkuptohet nga askush synimi ynë për legalizim të kanabisit vetëm për qëllime mjekësore, që do të jetë një aktivitet i rregulluar me ligj të veçantë dhe i kontrolluar rreptësisht përmes kompanive që do të licencohen. Çdo formë tjetër e kultivimit të kanabisit konsiderohet aktivitet i paligjshëm e kriminal për të cilin do të ketë zero tolerancë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat pas takimit në Lezhë.

Takime të tilla pritet të zhvillohen edhe në qarqe të tjera të vendit. Deri më tani s’ka ende një kuadër ligjor të plotë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Dyshimet ekzistojnë se me ketë veprim qeveria thjesht sa kërkon të ligjërojë në fakt aktivitetin e disa grupeve kriminale të lidhura me të, që më pas sic ka rezultuar edhe nga përgjimet e dosjes së Dibrës dhe Durrësit janë përdorur për të blerë vota.

Legalizimi i kanabisit mjekësor duket se ka dështuar edhe në Maqedoninë e Veriut. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhë ky proces në vendin tonë, i cili ka një histori fort të dhimbshme me kultivimin e kanabisit që nga Lazarati i famshëm e deri te kanabizimi i gjithë vendit gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Pikërisht për këtë aktivitet kriminal sot është në burg ish-ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI