Flash

Kapet “banda” e hajdutëve të pulave në Belsh

Lapsi.al 20 April 2022
Kapet “banda” e hajdutëve të pulave në Belsh

Policia e Cërrikut ka nisur procedim penal për persona pasi akuzohet se ishin pjesë e një grupi që kryentë vjedhje të ndryshme në fshatrat e Dumrëse. Burime zyrtare bëjnë me dije se të dy persona u ndaluan, kurse një tjetri iu komunikua akuza pasi ishte arrestuar më herët për një tjetër vjedhje të kryer në zonë.

Të tre ata akuzohen se kishin vjedhur disa pula në një shtëpi në fshatin Shkëndi, ndërsa më herët kishin kryer disa vjedhje të tjera në banesat aty pranë.

“Në vijim të veprimeve u referuan materialet shtesë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në ngarkim të shtetasit Dritan Staga, 37 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh. Ky shtetas aktualisht po vuan dënimin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, pasi u arrestua në flagrancë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakt”, i finalizuar më datë 01.03.2022”, njofton policia.

Njoftimi i policisë

Cërrik

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Houses”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Cërrik, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjes në banesa, identifikohen dhe vihen në pranga autorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Houses”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: L. U., 33 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, pasi ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi M. U., se në stallën pranë banesës së tij, i kishin marrë disa shpendë, që dyshohen se janë vjedhur nga këta 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet shtesë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në ngarkim të shtetasit Dritan Staga, 37 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh. Ky shtetas aktualisht po vuan dënimin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, pasi u arrestua në flagrancë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakt”, i finalizuar më datë 01.03.2022.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta 3 shtetas janë bashkautorë të disa ngjarjeve, konkretisht:

-Më datë 10.02.2020, kanë vjedhur disa paisje elektroshtëpiake, në banesën e shtetasit B. U.;

-Më datë 22.12.2021, kanë tentuar të vjedhin në banesat e shtetasve Sh. H., R. H. dhe P. H., banues në fshatin Përroi i Zi, Belsh.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI