Flash

Del VIDEO/ Si u kërcënua me armë ish-polici në Shëngjin

Lapsi.al 20 April 2022
Del VIDEO/ Si u kërcënua me armë ish-polici në Shëngjin

Policia e shtetit njoftoi se u vu në lëvizje menjëherë pas marrjes së njoftimit së në një lokal në Shëngjin, 2 persona ishin konfliktuar me një tjetër si dhe e kishin kanosur atë me pistoletë.

Blutë e Lezhës njoftuan se u bë i mundur identifikimin dhe kapjen e 2 autorëve të dyshuar: Eris Muça, 29 vjeç dhe Eugerto Selmani, 25 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët u gjetën në një banesë.

“Pas kontrollit në banesë dhe kontrollit fizik të tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (shtetasit Eugerto Selmani) dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë (shtetasit Eris Muça), e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e shtetasit Gj. M., për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve, Muça dhe Selmani u arrestuan në flagrancë për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", "Kanosja" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" – thuhet në njoftimin e policisë. Dosja i kaloi Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI