Flash

Netflix: Kush u tregon miqve fjalëkalimin do paguajë më shumë

Lapsi.al 20 April 2022
Netflix: Kush u tregon miqve fjalëkalimin do paguajë më

Netflix njoftoi se duke filluar nga viti i ardhshëm do të tarifojë përdoruesit që ndajnë fjalëkalimin e llogarisë së me familjarë të tjerë. Abonentëve do t'u kërkohet të paguajnë më shumë nëse shtojnë anëtarë që nuk jetojnë me ta për të ndarë llogarinë. Së fundmi u zbulua se muajin e kaluar gjiganti i transmetimit po testonte tarifat shtesë në Kili, Kosta Rika dhe Peru.

Përdoruesit që ndajnë fjalëkalime detyrohen të paguajnë 2,7 USD më shumë përveç tarifës së tyre mujore të abonimit. Netflix tha se do të zgjerojë testimin edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në. Kompania tha se do të vazhdojë tarifën e re gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Nuk është e qartë se si Netflix do të zbulojë ndarjen e fjalëkalimit ndërmjet anëtarëve të një familjeje. Edhe aktualisht përdoruesve u ndalohet të ndajnë llogarinë e tyre me ata jashtë familjes, por Netflix deri tani ka kohë që ka bërë një sy qorr.

Netflix tha se duhet ta frenojë këtë fenomen në mënyrë që të mund të vazhdojë të investojë në marrjen e shfaqjeve apo filmave të rinj me buxhet të madh. Me rritjen e abonimeve, shumë prej tyre nuk do të jenë të kënaqur me perspektivën për të paguar më shumë.

Muajin e kaluar, Netflix e rriti abonimin në Britaninë e Madhe. Në janar, çmimi u rrit edhe në SHBA dhe Kanada. Netflix po kërkon mënyra për të rritur të ardhurat pasi abonimet u rritën në qiell gjatë karantinës së Covid-19. Por rritja e kostove të abonimit dhe konkurrencës nga kompani si Amazon Prime dhe Disney+ po e japin efektin e tyre.

Të martën, Netflix zbuloi se kishte humbur abonentë për herë të parë në një dekadë. Netflix e mbylli tremujorin e parë të këtij viti me 221.6 milionë abonentë. Kompania fajësoi pezullimin e shërbimit të saj në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Netflix raportoi të ardhura neto prej 1.6 miliardë dollarësh në tremujorin e fundit, krahasuar me 1.7 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksionet e Netflix ranë rreth 25% në tregje pas publikimit të këtyre shifrave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI