Flash

Njoftimi qesharak i Këshillit të Lartë Gjyqësor, ky është kulmi i "transparencës"

Lapsi.al 20 April 2022
Njoftimi qesharak i Këshillit të Lartë Gjyqësor, ky

“Për një drejtësi transparente, të shpejtë dhe efikase”. Ky është slogani i afishuar në faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një prej insitucioneve të reja të krijuara nga reforma në drejtësi, për të cilën është investuar kaq shumë dhe është trumbetuar me të madhe si shpëtimi i shqiptarëve.

Por entuziazmi për këtë reformë është venitur me kohë dhe kjo nuk është më lajm për njerëzit me dy pare mend. Problemi tani është se institucionet e reja të drejtësisë kanë nisur të bëhen edhe qesharake. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar sot një njoftim për shtyp.

Emrat e gjyqtarëve/magjistratëve që normalisht do duhej të ishin plotësuar, janë lënë thjesht bosh me disa pika, a thua se përbëjnë ndonjë sekret bërthamor. Për ata që bëjnë humor në rrjet, ky njoftim për shtyp do të konsiderohej si një meme e gatshme. Shiheni më poshtë të plotë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI