Flash

PAMJE/ Hajduti hyn të vjedhë në makinë, por e kapi gjumi derisa erdhi policia

Lapsi.al 20 April 2022
PAMJE/ Hajduti hyn të vjedhë në makinë, por e kapi gjumi

Një hajdut hyri në makinën e një familjeje, por më pas e zuri gjumi në të për 6 orë. Kur e panë, pronarët thirrën policinë, e cila e gjeti atë duke fjetur i qetë në sediljen e përparme. Ngjarja që raportohet nga “The Sun” ka ndodhur në qytetin Sutton Coldfield të Britanisë së Madhe javën e kaluar.

Hajduti është parë nga kamerat e sigurisë të vijë vërdallë nëpër lagje në orën 3 të mëngjesit derisa hapi derën e Audi Q7 të parkuar. Brenda gjeti para, kufje dhe sende të tjera personale. Nuk dihet se si e mendoi që ia futi gjumit deri në mëngjes kur u pikas nga djali 12-vjeçar i familjes.

Nëna e tij, Zoe Reed, 46 vjeçe i tha The Sun: “Nuk dinim nëse duhet të qeshnim apo të qanim. Ishte e frikshme të shihje një njeri që kishte hyrë brenda, por ishte edhe qesharake që ai ishte qetësuar dhe kishte rënë në gjumë.”  Ata ishin lajmëruar në një grup whatsapp për një hadut që vinte vërdallë, por nuk i kishin parë mesazhet deri vonë në mëngjes.

“Vrapuam te dritarja dhe kontrolluam që makina jonë ishte ende atje dhe më pas nuk menduam asgjë tjetër. Pak më vonë djali ynë erdhi me vrap për të na thënë: "Mami, një burr është brenda në makinë.

Ishte kaq e çuditshme ta shihje atë në gjumë të thellë. Dhe shumë e çuditshme që nuk doja ta zgjoja në rast se ai ikte. U kujdesëm që të mos e shihte qeni derisa të vinte policia që e arrestoi” – tha ajo.

“Oficerët e zgjuan dhe i thanë: “Përshëndetje! Çfarë po bën këtu?”. Gjëja e parë që tha ishte: “Nuk mund të më arrestosh për vjedhje, sepse nuk jam larguar me asgjë”. Ne kishim para, kufje, CD dhe sende të tjera personale në makinë dhe ai i kishte marrë të gjitha. Për djemtë tanë ishte jashtëzakonisht emocionuese, veçanërisht kur policia u kthye për të marrë deklaratat dhe për të parë pamjet e kamerave të sigurisë" - tha ajo..

Policia konfirmoi më vonë se hajduti është një 42-vjeçar. Ai u arrestua dhe u akuzua për vjedhje dhe ndërhyrje në automjet. ©LAPSI.al

A lazy thief broke into a family’s car which was captured on CCTV

The thief had been spotted prowling the neighbourhood before forcing the door of the car

Mum Zoe Read said after officers woke up the thief: 'The first thing the intruder said was, ‘You can’t arrest me for theft because I haven’t left with anything’

Zoe told The Sun: 'Our boys found it terribly exciting, especially when the police returned to take statements and see our video footage'

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI