Flash

Berisha flet pas incidentit në Kuvend: Rama ka frikën e tmerrin nga unë

Lapsi.al 21 April 2022
Berisha flet pas incidentit në Kuvend: Rama ka frikën e tmerrin nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët jashtë ambienteve të parlamentit pas ndërprerjes së seancës plenare. Ish-kryqeveritari tha se deklaratat e Ramës e gëzojnë pasi tregojnë se kreun e qeverisë e ka tmerruar ajo që ai e cilësoi si opozita e vërtetë. Duke folur edhe për incidenti që ndodhi në foltoren e Kuvendit, ku shtyu Alibeajn për të marrë fjalën, Berisha tha se ishte një keqkuptim dhe se nuk kishte ndërmend të bënte debat me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së.

Ishte keqkuptim. Alibeaj do i kthente përgigje se ka shumë mundësi t'ia ketë përmendur emrin, nuk e di se erdha me vonesë. Dëgjova që emri im ishte lakuar disa herë. Unë do merresha me çështje madhore e jo personale”, tha Berisha. 

Ish-kryeministri tregoi edhe si do t’i përgjigjej Edi Ramës nëse ai “nuk do t’ia kishte mbathur”:

“Ka një seleksion politik. Edi Rama ulej aty jo vetën si kreu I organizatës kriminalëve të djegësve, por edhe si një njeri që është përzënë nga avioni me dhunë. Tani dy momente dua të theksoj: nga Lufthansa e largoi policia gjermane me kërkesë të punonjësve të shërbimit të avionit. Por duhet ta dini se në avion policia ndërhyn strikt vetëm në dy rrethana, kur transportohen të burgosur, dhe njëra polici ia dërgon policisë tjetër. Pasagjerët e panë që, dymetroshi nuk kishte hekura në duar, ishte pa hekura. U tmerruan. Dhe këtë do t’ia thosha në parlament, se në rast tjetër kur policia ndërhyn në avion, kur ka sinjale se kanë ardh terroristë. Atë besuan të gjithë ata që nuk e dinin që ishte km I Shqipërisë. Ngjalli një frikë të tmershme në avion. Këto do t’i thoja Ramës. Dhe do t’ia them, por ia mbathi. Në vend që të kërkonte ndjesë publike për super skandalin, duke menduar se ligji nuk ekziston as në Gjermani. Bashkëpunimi, më nderon, qëllimi im është rrëzimi sa më shpejt", tha Berisha. 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI