Flash

Goditi punonjësin e policisë dhe u largua, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 21 April 2022
Goditi punonjësin e policisë dhe u largua, arrestohet

43-vjeçari që plagosi një punonjës policie është identifikuar dhe arrestuar. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në “Thoma Koxhaj”, ku mjeti tip “Ford” ka goditur punonjësin e policisë Z. M., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme, dhe është larguar.

"Goditi punonjësin e Policisë, falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte goditur një punonjës policie, në rrugën "Thoma Koxhaj", menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit", thuhet në njoftim.

43-vjeçari E.M. do të përballet me akuzat për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Plagosja e rëndë me dashje". Ndërkohë, punonjësi i policisë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI