Flash

“Të bashkohemi, presion qeverisë të hapë kompanitë e basteve”, Fidel Ylli thirrje për të shpëtuar sportin

Lapsi.al 5 April 2022
“Të bashkohemi, presion qeverisë të hapë

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, i bëri thirrje qeverisë që të hapë kompanitë e basteve.

Ai e quajti si të turpshëm vendimin për uljen e buxhetit të sportit dhe për këtë arsye, njoftoi se ditën e premte do të mblidhen të gjitha Federatat për të folur me qeverinë.

"Sot në zyrën time kanë qenë mbi 20 federata. Buxheti i sportit është ulur në mënyrë drastike këtë vit është diçka katastrofale. Është ulur me 1 miliardë lekësh. Do mblidhemi dhe t’i bëjmë të ditur qeverisë, se ky që kanë bërë me buxhetin e sportit është një turp. Unë nuk e filloj projektin, nëse qeveria nuk i kthen dinjitetin sportit. Nuk ka para qeveria?! Le të hapen bastet sportive atëherë, që lulëzojnë në këtë moment. Greqia ka, Italia ka. Duhet të bashkohemi që t’i bëjmë presion qeverisë, për t’i dhënë sportit atë që meriton", tha Ylli.

Sipas Yllit qeveria t’i thërrasë mendjes dhe të hapë kompanitë e basteve, në mënyrë që të rritet edhe buxheti për sportin.

"Kjo nuk i falet as parlamentit asnjërit, që e ulën buxhetin me 1 miliardë lekë. Nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur. Do detyrohen të na i kthejnë ato lekë. Ne nuk duam të bëjmë grevë, që të na dëgjojë qeveria.

I duam si partnerë. Duam të na dëgjojë, të na thotë se kompanitë e basteve do i hapin. Buxheti do rritet kur qeveria t’i thërrasë mendjes dhe të hapë kompatinë e basteve. Buxhetet janë mjerane dhe ne nuk mund të bëjmë dot me këto. Sportin e lehtëson vetëm hapja e kompanive të basteve", perfundoi Ylli.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI