Flash

Haradinaj flet për raportet me Ramën: E kemi lënë pas të shkuarën

Lapsi.al 5 April 2022
Haradinaj flet për raportet me Ramën: E kemi lënë pas

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë të dhënë për ABC foli për takimin me kryeministrin Edi Rama dhe marrëdhëniet mes tyre, që dikur u acaruan mjaft. Haradinaj tha se si ai, si Rama e kanë lënë pas të shkuarën.

“Besoj se janë tejkaluar shumë situata që i kemi pasur në të kaluarën. Tani jemi në një situatë krejt të re, është punë bashkëpunimi në interes të Shqipërisë, Kosovës.

Këto ditë është një moment shumë i vështirë në Kosovë, rritja e çmimeve, probleme me energjinë, ishte e mirë kur Shqipëria na ndihmoi për Vitin e Ri, por kemi edhe momente të tjera.

Ne nuk gazojmë të mbetemi peng i situatave në të kaluarën dhe të mos dimë të ecim përpara për interesin e vendit, për interesin e Kombit në këtë rast”- tha Haradinaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI