Flash

Çfarë do bëjë Berisha nëse gjykata do njohë edhe Kuvendin e Bashës

Lapsi.al 5 April 2022
Çfarë do bëjë Berisha nëse gjykata do njohë edhe

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet gjatë intervistës në A2 CNN se çfarë mund të ndodhë nës gjykata do të njohë edhe vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve nga Lulzim Basha sikurse ndodhi me atë të 11 dhjetorit që u mbajt nga Komisioni i Rithemelimit në Air Albania.

Berisha tha se asnjë gjykatës normal nuk mund të pranojë kuorumin prej 1958 votash, pavarësisht se Basha sipas tij e ka servirur për 5004, duke i sugjeruar këtij të fundit një kurs të ri matematike.

“Gjykatës me fakultete mendore normale që të pranojë 1958 për 5004 nuk besoj që gjen as në shtëpitë e problemeve të shëndetit mendor. Por gjykatës nuk mund ta pranojë atë se kuvendi ka një kuorum dhe shifra 1958 është nën kuorumin e vendimeve dhe asnjë vendim nuk ka vlerë por ky kuorum është servirur 5004 dhe kjo është matematika e Bashës dhe tani do ketë kohë të bëjë një kurs të ri matematike”, - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksidentohet blogerja Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani është përfshirë në një aksident në Tiranë ditën e sotme. Mevlani ka qenë duke udhëtuar me një Audi të Bardhë kur është përpl...

18:01

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI