Flash

Balluku: Kemi marrë 2 anije me qera për prodhim energjie

Lapsi.al 5 April 2022
Balluku: Kemi marrë 2 anije me qera për prodhim energjie

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se Shqipëria ka marrë me qera dy anije prodhuese të energjisë elektrike. Në mbledhjen e Komisionin e Energjetikës, Balluku tha se këto anije do t’i japin Shqipërisë pavarësi gjatë verës.

“Kemi arritur marrëveshje për të marrë me qira 2 anije të prodhimit të energjisë elektrike deri sa TEC të vihet në punë. Janë termocentrale lundruese dhe janë arritje e madhe se do na garantojë një pavarësi energjike.

Sigurisht që do të jetë e kufizuar, por i jep një frymëmarrje kësaj situate. Do japim detaje kur t’i kemi anijet e ankoruara në Triport, u realizua me mbështetje dhe të ambasadores Kim.

Jemi munduar të gjejmë dy anije të certifikuara nga Banka Botërore. Fakti që ajo zonë është turistike na ka bërë që të kërkojmë mjete lundruese termocentrale që mbrojnë ambientin, kërkuam certifikatat dhe këto anije i kanë,” - shtoi Balluku.

Të këshilluara

Aksidentohet blogerja Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani është përfshirë në një aksident në Tiranë ditën e sotme. Mevlani ka qenë duke udhëtuar me një Audi të Bardhë kur është përpl...

18:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI