Flash

Policia jep detaje/ 10-vjeçarit i ra topi në lumë dhe shkoi ta merrte

Lapsi.al 5 April 2022
Policia jep detaje/ 10-vjeçarit i ra topi në lumë dhe shkoi ta

Policia e Lezhës ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike të mbytjes së një fëmije vetëm 10-vjeç në fshatin Shtrungaj të Mirditës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 kur të miturit i ka rënë topi në lumë dhe ka tentuar që ta nxjerrë, por është marrë nga rrjedha.

Policia thotë se me marrjen e njoftimit, shërbimet kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me banorët kanë nisur kërkimet.

Në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e RENEA-s, të cilët kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, por për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit do fillojnë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksidentohet blogerja Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani është përfshirë në një aksident në Tiranë ditën e sotme. Mevlani ka qenë duke udhëtuar me një Audi të Bardhë kur është përpl...

18:01

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI