Flash

Balerina e famshme e Teatrit Bolshoi të Moskës: Pse e braktisa Rusinë

Lapsi.al 5 April 2022
Balerina e famshme e Teatrit Bolshoi të Moskës: Pse e braktisa

“Jeta ime ndryshoi totalisht brenda një dite”, - thotë Olga Smirnova. “Në mëngjes, nuk e dija se do të largohesha nga Rusia. Dhe në mbrëmje isha ulur në aeroplan.”

Ajo është kërcimtarja 30-vjeçare, një nga balerinat e Baletit Bolshoi, një interpretuese e lavdëruar botërisht në kulmin e saj, në një kompani që ka pasur prej kohësh lidhje të ngushta me Kremlinin.

Në fillim të këtij muaji, ajo bëri një njoftim shokues: “ajo ishte bashkuar me Baletin Kombëtar Holandez duke lënë pas Moskën. Lëvizja erdhi menjëherë pasi Smirnova shkroi një postim në Telegram për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Me të gjitha fijet e shpirtit tim jam kundër luftës. Kurrë nuk e kam menduar se do të më vinte turp për Rusinë… Por tani vija është vënë para dhe pas” – shkroi ajo.

“Nuk ndihesha e sigurt”. Edhe pse nuk kishte pasur asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë nga autoritetet, ajo shton: “Thjesht ndjeva se atmosfera ishte e tensionuar në vend. Fluturimet ndërkombëtare po anuloheshin dhe kishte zëra se kufijtë do të mbylleshin, ndaj vendosëm të largoheshim. Ne nuk donim të rrezikonim dhe të prisnim më gjatë” – tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI