Flash

Skandali/ 2 ministra britanikë mashtrohen nga rusët me sozinë e kryeministrit ukrainas

Lapsi.al 19 March 2022
Skandali/ 2 ministra britanikë mashtrohen nga rusët me sozinë e

Ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace dhe ajo e Brendshme Priti Patel dyshohet se janë vënë në shënjestër të "mashtruesve rusë" të cilët organizojnë video-telefonata me një imitues të kryeministrit ukrainas, Denys Smihal.

Mediat britanike shkruajnë se qëllimi tyre është që të "vjedhin informacione" të dobishëm për konfliktin në Ukrainë, por edhe të "shkaktojnë siklete" tek perëndimorët.

Të njëjtat burime shkruajnë se telefonata ishte planifikuar përmes një kërkese drejtuar një departamenti qeveritar nëpërmjet një e-maili, ndoshta të falsifikuar, në emër të një punonjësi të ambasadës ukrainase.

Gazeta “Daily Telegraph” raporton se ministri britanik i Mbrojtjes kishte qëndruar për 9 minuta në linjë “duke folur për tema të rëndësishme” para se të kuptonte se në anën tjetër nuk ishte kryeministri i Ukrainës, por dikush që i ngjante shumë dhe që përpiqej të imitonte atë.

Mashtruesi i kishte bërë ministrit britanik disa pyetje në lidhje me pamundësinë e Kievit për tu anëtarësuar në NATO, mundësinë që Ukraina të mund të merrte armë bërthamore dhe madje edhe vendosjen e mundshme të anijeve luftarake britanike në Detin e Zi.

Vetë ministri Wallace akuzoi Kremlinin se po përdor "mashtrime të pista" për të zhvatur informacione, ndërsa deklaroi se ai kishte dhënë përgjigje të paqarta dhe jo komprometuese, por ka frikë se kjo telefonatë mund të përdorej nga propaganda ruse ndaj për këtë arsye ka kërkuar nisjen e një hetimi.

Ndërsa ministrja e Brendshme, Patel e përshkroi si shaka video-telefonatën dhe si një "përpjekje patetike në kohë kaq të vështira për të na përçarë", por në rastin e saj nuk dihet saktësisht se sa zgjati biseda.

Zv.ministri Britanik i Mbrojtjes James Heappey foli në një intervistë për “BBC Radio” duke zvogëluar rëndësinë e incidentit dhe duke shtuar se siguria kombëtare nuk ishte cenuar.

Megjithatë, ai theksoi se ministri Wallace ishte "shumë i mërzitur" për atë që nuk duhej të ndodhte. Mbetet për t'u parë nëse ajo që u tha në bisedat e dy ministrave do të ketë apo jo pasoja. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="573"]The shocking warning of the Ukrainian Prime Minister: Stop the war before  Europe ... - Bota Kryeministri i Ukraines Denys Smihal[/caption]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI