Flash

Bombat ruse vrasin krye-balerinin e Operës Kombëtare të Ukrainës

Lapsi.al 18 March 2022
Bombat ruse vrasin krye-balerinin e Operës Kombëtare të

Bombat ruse nuk kursejnë askënd. Artem Datsishin vdiq në moshën 45-vjeçare, nën bombardimet në Kiev. Ai ishte balerini kryesor i Operës Kombëtare të Ukrainës. Kishte luajtur në baletet kryesore të repertorit klasik, duke bërë turne edhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Më pas erdhi lufta në vendin e tij, e cila fshiu artin dhe e zëvendësoi muzikën me zhurmën e tmerrshme dhe fatale të bombave. Mjekët ishin përpjekur ta shpëtonin pas plagëve të marra ditët e fundit pas një ofensive tjetër ruse.

Por ai nuk ia doli. Lajmin e bëri të ditur drejtori i Operës Kombëtare të Ukrainës, Anatoly Solovyanenko në rrjetet sociale: “U vra kolegu ynë, artisti i madh, solisti shumëvjeçar dhe njeriu i mrekullueshëm”.

Ashtu si ai, edhe një tjetër yll kërcimi ka zgjedhur të qëndrojë në shtëpi dhe të marrë armët. Ai është balerini Oleksii Potiomkin që po lufton duke shpresuar që të mos e presë i njëjti fat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI