Flash

Zbulohet serra me 2600 rrënjë kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen babë e bir

Lapsi.al 18 March 2022
Zbulohet serra me 2600 rrënjë kanabis në Vaun e Dejës,

Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koguar 'Melgusha' ka arrestuar babë e bir, L.Sh., 51 vjeç dhe E.Sh., 26 vjeç të cilët akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Mësohet se babë e bir kishin kultivuar në një serë 2600 fidanë kanabisi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Melgusha”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimin të bimëve narkotike. Operacioni u realizua nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë, Vau i Dejës.

Evidentohet një serë, në të cilën ishin kultivuar 2600 fidanë, të dyshuar kanabis. Arrestohen në flagrancë babë e bir, pronarët e ambientit (serë).

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Strukturat Hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Melgusha”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u ushtrua kontroll në një serë, në lagjen “Shegaj” të fshatit Melgushë, të Vaut të Dejës.

Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u asgjesuan 2600 fidanë, të dyshuar kanabis, që ishin kultivuar në serë. Në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve L.Sh., 51 vjeç dhe E.Sh., 26 vjeç, (babë e bir), banues në Melgushë, Vau i Dejës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Elbasan, aksidentohet punëtori i "Kurum"

Një 50-vjeçar është plagosur këtë mbrëmje në ambientet e kompanisë Kurum në qytetin e Elbasanit. Bujar Dervishi është plagosur në ambientet e kësaj kompanie ...

19:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI