Flash

Ambasada ruse në Tiranë ka një pyetje për Sali Berishën

Lapsi.al 18 March 2022
Ambasada ruse në Tiranë ka një pyetje për Sali Berishën

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha teksa përshëndeti nisjen e furnizimit me gaz të Europës përmes gazsjellësit TAP që kalon edhe në territorin shqiptar, tha se asokohe i ishin ofruar para në këmbim të projektit rus të gazsjellësit. Por sot ka pasur një reagim për këtë cështje nga ambasada ruse në Tiranë.

"U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t'i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?", shkruhet në një postim në Facebook në faqen e ambasadës.

Projekti i gazsjellësit TAP u negociua gjatë kohës kur Berisha ishte në pushtet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI