Flash

Alizoti: Kryetar i PD mund të jetë vetëm ai që mund Berishën

Lapsi.al 17 March 2022
Alizoti: Kryetar i PD mund të jetë vetëm ai që mund

Deputeti demokrat Tomor Alizoti thotë se sot situata politike në PD është mjaft e rëndë. Ai theksoi se zërat që kërkojnë që Berisha mos kandidojë për kreun e PD nuk janë realë, pasi ai është një politikan që tregoi se është i fortë në teren.

Sipas Alizotit Basha nuk ka qenë asnjëherë kryetar i PD, por një burokrat, duke shtuar se kryetari real i partisë do të jetë vetëm ai që mund Sali Berishën, por për momentin nuk duket që mund ta arrijë diçka të tillë.

“Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë aktivitet pas 11 dhjetorit, sepse bindja ime ka qenë se me këtë pozicion partia vetëshkatërrohet, prandaj unë nuk kam qenë pjesë e asnjë takimi.

Zoti Basha në PD është produkt i zotit Berisha, unë kam qenë që në 2017-n kundër zotit Basha, sepse kam menduar se ai është burokrat jo politikan, por në 25 prill unë duke qenë brenda garës dhe punova që të fitonim. Unë jam dhe kundër përzgjedhjes së deputetëve, sepse ai është përfaqësues i një zone, dhe deputeti duhet të zgjidhet.

6 marsi ishte një betejë brenda demokratëve, jo i Edi Ramës. Duke qenë luftë brenda vetes ajo vetë asgjësohet. Unë kam pasur bindjen që Berisha ka shumicën e PD-në. Do të thotë se Berisha është një politikan, i cili mund të jetë i vetmi që si Berishë edhe pa PD ai mbledh njerëz.

A mjafton ky Berishizëm të sjellë PD-në në pushtet? Ne e krahasojmë politikën me dëshirë, politika është realitet. Forcë në teren është Berisha, ne s’mund ti themi Berishës mos kandido ti. Unë mendoj që PD duhet të shkojë në një version të ri. Kryetari real i PD do të bëhet ai që do të mundë Sali Berishën. Por tani unë nuk shoh asnjë konkurrent” - tha Alizoti në emisionin “Log.” në ABC.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë. Nga përplasja i lënduar ka mbetur drejtiesi i motoçiklet...

20:43

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI