Flash

Naftë me çmim të ulët dhe pagesa deri në 300 euro në muaj për familjet në nevojë, Greqia miraton paketën e ndihmës sociale

Lapsi.al 17 March 2022
Naftë me çmim të ulët dhe pagesa deri në 300 euro

Greqia ka miratuar paketën e rezistencës sociale 1.1 miliard euro për 3.2 milionë qytetarë të saj. Me këtë paketë, shuma e masave sociale për vitin 2022 në Greqi arrin në 2 miliardë euro.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se masat janë të përshtatura për të mbuluar nevojat urgjente të qytetarëve me ardhura familjare vjetore deri në 30.000 euro, pa dëmtuar buxhetin e vitit.

Këto masa do të jenë të vlefshme gjatë 3 mujorit të ardhshëm, prill, maj dhe qershor.

“Nuk do lejoj që për t’u dukur i mirë përkohësisht, të rrezikoj ecurinë e zhvillimit të ekonomisë së vendit”, tha Mitsotakis, duke u përgjigjur kritikave të forta opozitës për mbështetjen me “thërrime” në kohë të egra.

Përveç këtyre dy asistencave, në masat e vendosura nga qeveria parashikohet edhe ulja e taksave, bllokim i taksave të pasurive të palëvizshme dhe subvencionet për bujqësinë.

Konkretisht, individë dhe familje me të ardhura deri në 30.000 euro në vit, do të përfitojnë ulje të karburantit, ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për ngrohje.

Asistencën e shtrenjtësisë 200-300 euro llogaritet ta marrin 1.4 milionë familje, masa që do të zbatohen nga muaji prill.

Të këshilluara

Hidhet drejt vdekjes i moshuari në Pogradec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 61 vjeçar është hedhur nga kati i 5 i pallatit dhe ka humbur jetën. Policia bën me dije se ngjarja ka ndod...

15:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI