Flash

U vodhi klientëve rreth 1 mln euro, arrestohet ish-drejtori i bankës në Devoll

Lapsi.al 17 March 2022
U vodhi klientëve rreth 1 mln euro, arrestohet ish-drejtori i bankës

Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familje në DVP Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetasit Ervin Çokani, 45 vjeç, banues në Bilisht (i cili ishte i liruar me kusht).

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.03.2022, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit datë 20.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda.

Të këshilluara

Hidhet drejt vdekjes i moshuari në Pogradec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 61 vjeçar është hedhur nga kati i 5 i pallatit dhe ka humbur jetën. Policia bën me dije se ngjarja ka ndod...

15:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI